Makina humb kontrollin dhe bie në lumë, nxirret e pajetë vajza shqiptare



Një ngjarje e rëndë ka ndodhur së fundmi në Gjilan të Kosovës. Mediat vendase kanë raportuar se një ak.sident ka ndodhur paraditen e sotme në Gjilan ku një automjet ka rënë në lumin Morava në hyrje të fshatit Uglar. Mësohet se një shtetase nga Shqipëria ka humbur jetën, ndërsa policia ka njoftuar se janë shpëtuar tre të aksidentuarit e tjerë që ishin bllokuar në makinën e fundosur në ujë.

Njoftimi i policisë: Polica e Kosovës dhe një qytetar shpëtojn jetën tre personave që ishin fundosur me veturë në lumin “Morava”pas një vet aksidenti” Me 24 qershor 2021 në orët e hershme të mëngjesit Policia e Kosovës (PK) në Gjilan, ishte informu për një vetaksident ku një veturë me katër persona kishte ra në lumin “Morava”në hyrje të fshatit Uglar komuna Gjilan.

Policia, nga stacioni policor i Gjilanit, pasi ka marr këtë informatë, ka dalur menjëherë në vendin e aksidentit . Në përpjekje për ti shpëtuar të aksidentuarit, që kishin rënë me automjet në lumin e “Moravës së Binçës” policët së bashku me një qytetar nga Uglari kanë hy në lum dhe kanë arritur të shpëtojnë tre të aksidentuarit që ishin ngujuar dhe fundosur , nga automjeti i përmbysur në këtë lumë. Me këtë akt , policia dhe qytetari i kanë nxjerrur të gjallë tre të askidentuarit dhe i ka dërguar menjëherë në spitalin e Gjilanit për trajntim mjekësor , ndërsa si pasojë e këtij aksidenti , ka mbetur e vdekur pasagjerja , shtetase e Shqipërisë. Policia me këtë rast falenderon gjestin human dhe shembullor të qytetarit Arben Shabani i cili rrezikoi jetën e tij për ti shpëtuar të askidentuarit.




Share:

Author: rda

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *