Katër makina janë përfshirë në një aksident pasditen e sotme në autostradën Tiranë Durrës. Siç shihet edhe në pamjet e publikuara nga Vizion Plus, një automjet i llojit “Mercedez Benz” është futur në kahun e kundërt në Vorë, duke shkaktuar një tmerr në autostradë.

“Benz”-i vijon të ecë deri në momentin që haset me mjetet e tjera që po vijonin rrugëtimin e tyre, brenda normave. Për pasojë, makina është përplasur me një mjet të llojit “Audi” dhe dy të tjerë, duke lënë disa persona të plagosur.

Të plagosurit janë dërguar në spital ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore dhe fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Ndërsa, shkaktari i këtij aksidenti është vënë në pranga.


Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here