Disa persona mbetën të vrarë dhe shumë të tjerë të plagosur gjatë të shtënave me armë pranë një stacioni hekurudhor në San Jose të Kalifornisë.

Mediet në SHBA raportojnë se të shtënat me armë zjarri u ndjenë mëngjesin e sotëm në platformën e stacionit të trenit.

Autoritetet thanë se mes personave që mbetën të vrarë, ishte dhe agresori, i cili hapi zjarr ndaj qytetarëve.

Zëvendësi i Sherifit të Qarkut Santa Clara, Russell Davis tha se nuk ka një shifër të saktë të personave të vrarë, por tha se në vendngjarje ka shumë viktima. Motivet e sulmit me armë janë ende të paqarta.

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here