FIER
Një 26-vjeçar ka ndërruar jetë mbrëmjen e sotme në Fier si pasojë e një aksi denti rrugor.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Kallm i Vogël ku 26-vjeçari me iniciale A.B. po drejtonte një motorçikletë dhe ka përfunduar në kanal.
Ai është dërguar menjëherë në spitalin e Fierit, por nuk ka arritur t’i mbijetojë plagëve të marra e ka ndërruar jetë.
“Sot rreth orës 20:15, në fshatin Kallm i Vogël, Fier, shtetasi A. B., 26 vjeç, banues në fshatin Kallm i Vogël, duke drejtuar motomjetin tip “Yamaha” ka dalë nga rruga dhe ka rënë në kanal. 26-vjeçari ka ndërruar jetë rrugës për në spitalin e Fierit” – njofton policia.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarje.

.