Ngjela paralajmëron zhvillime që do të tronditin politikën shqiptare: Shumë shpejt keni për t’i parë dhe dokumentet

0
19





Avokati i njohur Spartak Ngjela teksa ka komentuar situatën politike në Kosovë ka hequr dhe një paralele me Shqipërinë.

Ngjela paralajmëron tronditje të politikës në nivele të larta. Ai shkruan se shumë shpejt kemi për t’i parë dhe dokumentet e zbardhura për politikanët.

“Specialja e Kosovës, para disa muajsh, e pastroi rrugën në zgjedhjet politike të 14 shkurtit me arrestimin e krerëve të ko rrupsionit dhe kr imit të organizuar në Kosovë. Ky pastrim solli përmbysjen e madhe të ko rrupsionit në Prishtinë.

Pas kësaj, procesi duhet të vijojë në të gjithë botën shqiptare në Ballkanin Perëndimor.

l.

Po SPAK-u i Shqipërisë, a do t’ua pastrojë rrugën shqiptarëve në zgjedhjet politike të prillit, duke arrestuar krerët e ko rrupsionit të lartë shtetëror dhe të kr imit të organuzuar në Shqipëri?

Këtë po presin shqiptarët, por edhe ndërkombëtarët. Shqipëria është tamam në kohë. A e din politika dhe ekspertiza amerikane këtë?

Po Byroja Kombëtare e Hetimit, kur do të konstituohet plotësisht me hetuesit e saj?

Ne mendojmë se shumë shpejt do të fillojë edhe në Shqipëri procesi i likuidimit me akuzë penale për të gjithë të ko rruptuarëve të politikës së lartë shqiptare, dhe të bandave të tyre.

Në fakt, ky është vijim i procesit ligjor antiko rrupsion në Shqipëri.

ll.

Kjo është gjendja e botës shqiptare në Ballkanin Perëndimor, sepse ne këtë kahe lëvizjeje po ecën edhe Maqedonia e Veriut me shqiptarët, në procesin e shkatërrimit të gënjeshtrës shekullore për përqindjen e tyre në atë shtet, dhe për falsifikimin e prejardhjes së shqiptarëve .

Tani po kuptohet pse janë të çorientuar pushtuesit shekullorë të trojeve shqiptare, sepse Specialja e Kosovës, para disa muajsh, dhe zgjedhjet e 14 shkurtit që e pastruan shtetin shqiptar të Kosovës nga beogradasit, po flasin për një epokë të re të shqiptarëve në trojet e tyre etnike.

Po në Tiranë

Në Tiranë po pritet me padurim që SPAK-u të fillojë arrestimet e ko rrupsionit të lartë shtetëror. Duhet të theksojmë se, të ko rruptuarit e Tiranës sot, në shumicën e tyre, beogradas dhe moskovitë janë. Shumë shpejt keni për t’i parë dhe dokumentat e zbardhura për ta; sepse edhe këta, të njëllojtë janë, mu ashtu si përgjatë këtyre dy shekujve të fundit, ku janë shitur drejt Beogradit thuajse të gjithë krerët e shtetit shqiptar”, shkruan Spartak Ngjela.

.





LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here