Niko Peleshi është rizgjuar. Si drejtues politik I Qarkut Korçë, njëkohësisht edhe si kryetar I një komisioni parlamentar, nuk vonon të japë lajme optimiste për zonën Juglindore.

‘2 lajme të mira për Korçën sot në mbledhjen e Komisionit të Veprimtarive Prodhuese me ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë për buxhetin e shtetit 2021:

NGROHJA E QYTETIT – Korça është përzgjedhur si qytet pilot për ngrohjen me gaz nga gazsjellësi TAP. Kompania shtetërore ALBGAS po harton studimin i cili do t’i hapë rrugën investimit për rrjetin e shpërndarjes në çdo familje të gazit për ngrohje dhe gatim. Ulen kështu shpenzimet për familjet korçare, mbrohen pyjet dhe eliminohet ndotja.

AKSI QUKËS – QAFË PLLOÇË është përfshirë me prioritet në buxhetin e vitit që vjen.
Ndërkohë ka filluar puna për lotin e dytë të rrugës Korçë – Ersekë, një investim ky që përgjysmon distancën kohore dhe i jep frymëmarrje krahinës me gjurmët më të paçmueshme në historinë e Shqipërisë. Shpejt fillon puna për rikonstruksionin e rrugës Ersekë – Leskovik e deri në Përmet. Dhe kur të përfundojë edhe aksi Gusmar – Kuç që është në ndërtim, distanca nga Korça deri në Qeparo do të përgjysmohet në rreth 3.5 orë,’ ka bërë publik në rrjetet sociale Niko Peleshi.

The post Niko Peleshi jep 2 lajme të mira për Korçën dhe korçarët appeared first on Roba Da Albanesi.

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here