Nis keq dita, humb jetën nga koronavirusi 31-vjeçari nga Elbasani

0
20





Një 31 vjeçar ka humbur jetën këtë të mërkurë në vendin tonë si pasojë e infektimit me Covid.

Burime bëjnë me dije se 31 vjeçari nga Elbasani prej rreth dy javësh për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore ishte i shtruar në spitalin Covid 2.

Ndër të tjera mësohet se i riu nuk kishte asnjë sëmundje bashkëshoqëruese.

Ndërkohë një ditë më parë në vendin tonë janë konfirmuar pozitiv me Covid 801 raste të reja duke e çuar në 94,651 numrin e përgjithshëm të të infektuarve mes të cilëve kanë humbur jetën, 1,582 persona.

.





LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here