Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë një video në Facebook të takimit të Endri Dumanit me nënën dhe dajen e tij, për herë të parë pas 7 vitesh. Në dukje një fëmijë që nuk reagon, Endri shihet i hutuar nga ky takim që ndodh pas 7 vitesh, që ka kaluar në një ferr si ai i kampit Al Hol në Siri.

Në videon e postuar nga Rama shihet sesi familjarët janë të emocionuar, ndërkohë që vetë kreu i qeverisë zbulon se fjalët që i ka thënë Endri janë “sa qenke plakur”.

Nëna e Endrit, nuk ngopet së përqafuari djalin e saj, që i ati ia mori nga krahët në moshën 6-vjeçare, së bashku me Evën, e cila ndodhet ende në kamp, pasi nuk ka pranuar të kthehet.

Sigurisht që familja ka bërë apele dhe përmes medias, që ajo të pranojë të kthehet në Shqipëri, po duket se vajza është e ndikuar nga disa familje të tjera shqiptare, që janë në kamp, dhe që gjithashtu nuk kanë pranuar që të kthehen në vendin tonë, nga frika e një përballje të mundshme me drejtësinë.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/366100304494451

 

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here