Nisin hetimet për vdekjen e 23-vjeçares pas letrës dhe shkrimeve që iu gjetën në trup. Dyshohet se ka qenë pjesë e një sekti fetar

Opinioni publik është tronditur sërish, pas zbardhjes së një ngjarjeje të rëndë të ndodhur mesditën e datës 18 maj, në Tiranë. Një 23-vjeçare u gjet e pajetë në banesën ku jetonte me qira, pasi kishte ardhur në kryeqytet për të studiuar. Fillimisht u aludua se viktima Evgjeni Baxho kishte ndërruar jetë si pasojë e një infeksioni në dhëmballë, por në dokumentin e Policisë Gjyqësore janë zbardhur detaje që i kanë dhënë ngjarjes rrjedhë komplet tjetër. Në dokument thuhet se në momentin që në banesë kanë shkuar grupi hetimor me ekspertin kriminalistik dhe mjekun ligjor në trupin e viktimës janë vënë re disa shkresa.

Grupi i hetimit ka treguar për ‘Top Channel’ se gjeti pranë vajzës një recete, një raport të marrë nga instituti shëndetësor të firmosur në datën 12 maj, një fletë e bardhë e shkruar me shkrim dore me stilolaps blu, që fillon me fjalët: “Vet nga fjala virtualizëm ‘ dhe përfundon me shkronja shtypi “DISK DEFRAGMENT’.

E reja kishte pranë saj gjithashtu një letër tjetër me 16 rreshta ku pas numrit 4 shkruhet “borë metal”, ndërsa ato që janë gjetur në trupin e saj kanë shokuar hetuesit dhe kanë bërë që të nisin hetimimet. Në trupin e kufomës, në pjesën e barkut kishte shkrim të panjohur, i bërë me lapostil me ngjyrë të kuqe nga kërthiza deri në pjesën e ezofagut. Po ashtu gjatë autopsisë në pjesën e shpinës së kufomës janë vërë re tre shkrime të tjera të panjohura, të bëra po ashtu me lapostil të kuq.

Për të zbardhur ngjarjen dhe shkakun e vërtetë të vdekjes së 23-vjeçares, janë sekuestruar dy telefonat tip Samsung që posedonte e reja dhe laptopin. Ndërkohë që në shtëpi i janë gjetur edhe disa fletë të tjera me simbole dhe figura të panjohura të shkruara me ngjyrë të kuqe dhe jeshile. Hetimet dhe përkthimi i simboleve do të tregojnë shkakun e vërtetë të vdekjes të së miturës, pasi ka dyshime që të jetë bërë pjesë e ndonjë kulti fetar. Megjithatë pritet që fjalën e fundit ta thotë ekspertiza mjeko-ligjore.

/News31

.

Share:

Author: rda

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *