Një djalë dhe e dashura e tij u martuan. Të gjithë miqtë e tyre erdhën për të shijuar ceremoninë madhështore. Nusja ishte e mahnitshme në fustanin e saj të bardhë dhe dhëndri ishte shumë i pashëm në kostumin e tij të zi. Të gjithë mund të thonin me plot gojën se dashuria midis tyre ishte një dashuri e vërtetë.

 

Pas disa muajsh, gruaja i erdhi të shoqit me një propozim: “Kam lexuar në një revistë, disa kohë më parë, se si mund të përforcojmë martesën tonë. Secili prej nesh do të shkruajë një listë me gjëra që na besdisin nga njëri tjetri. Ti do shkruash çfarë të besdis tek mua dhe unë do shkruaj çfarë më besdis tek ty. Më pas, mund të flasim dhe të mundohemi se si ti rregullojmë ato gjëra dhe ti bëjmë jetët tona të lumtura sëbashku.”

 

Burri ra dakord, kështu secili prej tyre shkoi në një dhomë të veçantë dhe po mendonin për gjërat që e mërzisin nga tjetri. Ata menduan për këtë pyetje gjatë të gjithë pjesës së mbetur të ditës dhe i mbajtën shënim ato.

 

Të nesërmen në mëngjes, në tavolinën që hanin mëngjesin, vendosën të tregonin listat e njëri-tjetrit. “Do filloj unë e para”, u ofrua gruaja. Nxorri listën që kishte pregatitur. Kam nxjerrë mjaftueshëm gjëra saqë kam mbushur tre faqe në fakt. Teksa po lexonte listën e gjërave që e besdisnin, të shoqit filluan ti rrjedhin lotë. “Çfarë ka që nuk shkon?” e pyeti ajo. “Asgjë” iu përgjigj ai, “vazhdo të lexosh listën tënde.” Gruaja vazhdoi të lexojë deri sa mbaroi që të treja faqet. Ajo vendosi letrat e saj në tavolinë shumë qartë dhe vuri duart mbi to.

 

“Tani, e ke radhën ti, lexo listën tënde dhe më pas do të diskutojmë për gjërat që këmi shkruar”, tha ajo shumë e gëzuar. Me qetësi burri i zgjati fletën e tij të shoqës. Ishte e bardhë.

 

Ai tha, “Më vjen keq. Unë nuk kam asgjë në listën time. Ti je e përkryer kështu si je. Ti je e dashur dhe e mrekullueshme dhe unë nuk do të doja të ndryshoja asgjë tek ti.” Gruaja, e prekur nga ndershmëria e tij dhe nga thellësia e dashurisë që ai kishte për të, nisi të qajë, e përqafoi dhe grisi letrat e saj.

 

Mos harro, askush nuk është i përsosur, por në mund të gjejmë përsosmërinë tek secili prej nesh.

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here