Një djalë i vogël pyeti mamin e tij, “Mami, pse po qan?” Ajo u përgjigj…

Një djalë i vogël pyeti mamin e tij, “Pse po qan?” “Sepse jam një femër,” iu përgjigj ajo.

“Nuk e kuptoj,” tha djali i vogël. E jëma vetëm e përqafoi dhe i tha, “Dhe kurrë nuk do ta kuptosh.”

 

Më vonë djali i vogël pyeti të atin, “Pse duket sikur mami pa ndonjë arsye?”

“Të gjitha gratë qajnë pa asnjë arsye,” ishte gjithçka që i ati mundi ti përgjigjej.

 

Djali i vogël u rrit dhe u bë burrë, akoma mendonte se pse vallë qajnë gratë. Më në fund vendosi të telefonojë Zotin. Kur Zoti doli në telefon, ai e pyeti, “Zot, pse qajnë gratë kaq kollaj?”

Zoti tha:

“Kur krijova femrën ajo duhej të ishte speciale. I bëra shpatullat e saj të aq forta sa të mbajnë peshën e gjithë botës, dhe në të njëjtën kohë të jetë aq e sjellshme sa të ofrojnë rehati.

 

I dhashë asaj një forcë të brendshme që të përballojë lindjen e fëmijës dhe refuzimin që ata mund ti bëjnë.

 

I kam dhënë asaj fuqi që e lejon atë të vazhdojë përpara kur të gjithë dorëzohen, dhe të kujdeset për familjen e saj duke qenë e sëmurë dhe e stër-lodhur pa u ankuar tek askush.

 

I kam dhënë asaj ndjeshmërinë që të dojë fëmijët e saj në të gjitha rrethanat, edhe kur fëmija i saj e ka lënduar atë shumë rëndë.

 

I dhashë asaj forcë të që të mbajë të shoqin kur ai gabon dhe i kam dhënë formë asaj nga brinja e tij që ti mbrojë atij zemrën.

 

I kam dhënë asaj urtësinë (diturinë) që të dijë se një bashkëshort i mirë kurrë nuk e lëndon gruan e tij, por ndonjë herë testojnmë forcën dhe vendosmërinë e saj për të qëndruar pranë tij pa mëdyshje.

 

Dhe më në fund, i dhashë asaj lotët që ti derdhë e të çlirohet. Kjo është posaçërisht dhe vetëm për të që ti përdorë kur të ketë nevojë.”

 

“E shikon pra biri im,” tha Zoti, “bukuria e një gruaje nuk është tek rrobat që ajo vesh, pamja që ajo ka, apo mënyra se si ajo kreh flokët.

 

Bukuria e një gruaje duhet parë në sytë e saj, sepse ajo është dera për tek zemra e saj- vendi ku qëndron dashuria.”

Share:

Author: rda

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *