Një djalosh dhe babai i tij po shëtisnin nëpër male. Papritur, djali u rrëzua dhe…

Një djalosh dhe babai i tij po shëtisnin nëpër male. Papritur, djali u rrëzua, u lëndua dhe bërtiti: “AAAhhhhhhh!!!” Për çudinë e tij, ai dëgjoi zërin ti ripërsëritej diku nëpër male: “AAAhhhhhhh!!!” Nga kurioziteti ai bërtiti: “Kush je ti?” Dhe mori përgjigjen: “Kush je ti?” I nxehur nga përgjigja, ai bërtiti: “O frikacak!” Dhe mori përgjigjen: “O frikacak!”

 

Djaloshi shikoi të atin dhe e pyeti: “Çfarë po ndodh?” Babai qeshi dhe i tha: “Djali im, dëgjo me kujdes.” Dhe më pas ai i bërtiti malit: “Unë të adhuroj!” Zëri iu përgjigj: “Unë të adhuroj!” Përsëri babai bërtiti: “ Ti je kampion!” Zëri iu përgjigj: “Ti je kampion!” Djaloshi ishte i habitur dhe konfuz. Më pas babai i shpjegoi: “Njerëzit e quajnë këtë jehonë, por në të vërtet kjo është jeta.”

 

“Ajo të kthen mbrapsht çdo gjë që ti thua apo bën. Jeta jonë është thjesht një reflektim i veprimeve tona. Nëse do më shumë dashuri në botë, krijo më shumë dashuri në zemrën tënde. Nëse do më shumë kompetencë në skuadrën tënde, përmirëso kompetencat e tua.

 

Kjo vlen për çdo gjë, në të gjitha aspektet e jetës; Jeta do të të japë mbrapsht gjithçka që i ke dhënë asaj.” Jeta jote nuk është një koinçidencë. Është një reflektim i yti!

Share:

Author: rda

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *