Një humbje shumë e madhe! Ndërron jetë aktori i njohur shqiptar

0
21











Aktori i njohur shqiptar, Andon Qesari, ka humbur jetë në moshën 78-vjeçare.

Lajmin e hidhur e kanë dhënë fëmijët e tij,ku thonë se aktori Qesari ka mbyllur sytë përgjithmonë, pas një sëmundjeje të gjatë dhe të rëndë.

Mesazhi i trishtë nga fëmijët e tij

Të dashur miq e të njohur,
Sot në mëngjes, pas një sëmundje të gjatë, e cila e kishte rënduar dhe sfilitur shumë në vitin e fundit, i dashuri babai im ANDON QESARI u nda nga jeta në moshën 78-vjeçare.

Dashuria e Tij e pamat për ne, familjarët dhe njerëzit e tij të afërt, përpjekjet për të na dhënë një jetë me dinjitet dhe begati, pasioni i vyer artistik që e shoqëroi gjatë gjithë jetës dhe shënoi një karrierë të paharrueshme në teatrin shqiptar dhe studimin e artit, humori i hollë që e spikaste, janë trashëgimi më i çmuar që na la. Të dua Ba’ dhe mirupafshim në një jetë më të mirë…

Më 1966 u diplomua për aktor në shkollën “Aleksandër Moisiu”. Pas diplomimit emërohet aktor në teatrin profesionist të Vlorës. Në vitin 1972, kalon pedagog në ILA. Në vitin 1975 rifillon aktivitetin e tij artistik si aktor, por në Teatrin Kombëtar.

Një humbje shumë e madhe! Ndahet nga jeta aktori i njohur shqiptar

JETESHKRIMI

Andon Qesari, lindi në Qeparo më 27 qershor 1942. Aktor dhe regjisor shqiptar, më 1966 u diplomua për aktor në shkollën “Aleksandër Moisiu”. Pas diplomimit emërohet aktor në teatrin profesionist të Vlorës. Në vitin 1972, kalon pedagog në ILA. Në vitin 1975 rifillon aktivitetin e tij artistik si aktor, por në Teatrin Kombëtar.

Ka interpretuar shumë role, duke filluar nga Besniku “Shënomëni dhe mua”, Feni “Furnalta”.

Emërohet përfundimisht aktor i TK në 1977.

Realizoi më vonë Vurmi “Intrigë dhe dashuri”, Qamil Beu “Epoka para gjyqit”, Aleksi “Doktori pacient”, Luixhi “Tragjedia e Deas”, Zeusi “Prometeu”, At Kormili “Monserati”, Kryetari “Vizita e damës plakë”, Ksanthi “Ezopi”, Komisari “Opertunesku” “Kapuleti” “Romeo e Zhulieta”, Berlingu “Vizita e inspektorit”, Konti “Fernando Krafi më ka shkruar një letër”, etj. Ka interpretuar edhe në disa filma artistikë.

I suksesshëm edhe si regjisor: “Karnavalet e Korçës”, “Pallati 176”, “Nën dritat e skenës”, “Në jetë”, “Valsi i Titanikut”, etj. Është nderuar me titullin “Artist i Merituar”.

Veprimtaria Regjisoriale

Karnavalet e Korçës
Pallati 176
Nën dritat e skenës
Në jetë
Valsi i Titanikut

Filmografia
2007—Sekretet……………………………………………………………….Dekoruesi

1996—Tingujt i harresës………………………………………………………

1994—Dashuria e fundit………………………………………………………Shefi i policisë

1990—Inxhinieri i minierës……………………………………………………Drejtori

1989—Kthimi i ushtrisë së vd ekur…………………………………………….Ministri i Luftës

1988—Stolat në park………………………………………………………….Regjisori

1987—Bota e padukshme……………………………………………………..Zv/Ministri

1987—Në emër të lirisë……………………………………………………….Syrjai

1987—Tela për violinë………………………………………………………..Doktor Kozmai

1984—Fushë e blertë fushë e kuqe………………………………………………

1983—Fraktura……………………………………………………………….Nëpunësi

1980—Dëshmorët e monumenteve……………………………………………Hesler,kapiteni Austriak

1977—Ata ishin katër…………………………………………………….Bilali, Komandanti i Shtabit Partizan

1976—Pylli i lirisë……………………………………………………………..Një nga dy ballistët

1975—Në fillim të verës………………………………………………………Shefi i Policisë Sekrete Fashiste

1967—Ngadhënjim mbi vd ekjen………………………………………………Skënderi

.










LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here