Një jetë në pyje!🌲🌳🍀




Pyllëtari #BashkimKoçi u lind në fshatin Giazvesh, Librazhd më, 2 Maj 1956.
Mbasi mbaroi arsimin 8-vjecar vazhdoi studimet në shkollën e mesme të Teknikumit Pyjor Shkodër.

Në vitin 1975 fillon punën në Ndërmarrjen Pyjore Librazhd si teknik pyjesh, kontrollor cilësie në ndërmarrje, Përgjegjës i sektorit pyjor Qarrishtë dhe së fundi Roje Mjedisore në Parkun Kombëtar “Shebenik –Jabllanicë”.

Gjatë gjithë vëprimtarisë tij Bashkimi është karakterizuar nga korrektësia, përgjegjshmëria në punë respekti për kolegët dhe bashkëpunimi ngushtë me ta, bashkëpunimi me komunitetin që e vlerëson aq shumë, si njeri korrekt, punëtor dhe i palodhur.

Modeli i një punëtori, specialist, organizatori e drejtuesi të palodhur duke kontribuar për më shumë se 45 vjet në pyllëtarinë e Librazhdit dhe më gjërë.
Kontributi i tij në këtë drejtim ka qënë mbresëlënës për brezat e rinj, duke organizuar e drejtuar punën për:

(i) Mbjelljen (pyllëzimin) e mbi 1000 ha me pyje ose 3 300 000 fidana të llojeve Pishë e zezë, Akacie , Arra pyjore, Shelg etj.
(ii) Përmirësimin (rehabilitimin) e pyjeve të Ahut dhe Dushqeve në sipërfaqen prej 2000 ha.

(iii) Trajtimin e pyjeve me prerje teknike duke siguruar një ripërtëritje natyrore shumë të mirë , rezultat e së cilës janë prezente edhe sot në mbi 3000 ha duke siguruar për ekonominë kombëtare të rreth 450 000 m² lëndë drusore’
(iv) Sistemimin e përrenjëve malore duke ndërtuar mbi 300 m³ prita të modeleve të ndryshme për të frenuar procesin erozionit të tokës.

Stafi i AdZM Elbasan i uron jete te gjate dhe bashkepunim si vullnetar i perjetshem ne mbrojtje te natyres!🥰❤💯🥂

.




Share:

Author: rda

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *