Një lajm i mirë nga OBSH-ja, ja kur pritet të përfundojë pandemia

0
115





Kreu i OBSH-së për Europën, Hans Kluge së fundmi ka dhënë një intervistë për median daneze ku flet rreth së ardhmes të pandemisë. Sipas tij edhe ky vit do të na gjejë në luftë me virusin por viti i ardhshëm do të përmirësohet dukshëm.

Sipas, Kluge skenarët më të vështirë kanë ndodhur ndërkohë që virusi po përshtatet shpejt me trupat e njerëzve. Ai u shpreh se viti i ardhshëm do të na gjejë pa kufizime por virusi do të jetë i pranishëm edhe pse mjaft i dobësuar.

I pari i OBSH-së për Evropën tha se i frikësohet disi përhapjes së shpejtë të mutacionit por gjithsesi mbetet i mendimit se vitin e ardhshëm, rreziku më i madh do të ketë kaluar.

.





LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here