“Një lajm i trishtë për stafin tonë”/ Institucioni shtetëror humb punonjësin e saj, dedikim prekës –

Instituti i Shëndetit Publik ka ndare nje lajm te trishte mengjesin e sotem, per nje nga punonjesit e saj qe eshte ndare nga jeta.

“Një lajm i trishtë për stafin e ISHP-së: Sot është ndarë nga jeta Engjëll Mihali, ekspert i edukimit dhe promocionit shëndetësor.

Z. Mihali punoi në ISHP që prej vitit 2002 dhe drejtoi per gati nje dekade Departamentin e Edukimit dhe Promocionit Shëndetësor. Ai u dallua për mendimin kritik dhe frymën e bashkëpunimit me koleget e tjerë dhe do të kujtohet gjithmonë për përkushtimin, korrektesën dhe seriozitetin në punë.

Edhe pse do të na mungojë fizikisht, Engjëlli do të jetë mes nesh përmes punëve që ka lënë pas dhe kujtimeve të shumta.
Lamtumirë kolegu ynë i dashur! Të qoftë i lehtë dheu!”

Share:

Author: rda

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *