Një burrë rreth të 50-tave ishte ulur me babanë e tij 80-vjeçar në divan duke bërë secili gjërat e veta. Papritur një sorrë u ul në dritaren e tyre ku po qëndronin. Babai drejtoi gishtin tek dritarja dhe pyeti të birin, “Çfarë është kjo??”

Djali iu përgjigj, “Është një Sorrë…”

Pas disa minutash babai përsëri drejtoi gishtin nga dritarja kur sorra po qëndronte ende dhe pyeti të birin, “Çfarë është kjo??”

Djali iu përgjigj, “Baba, të thashë…!! Është thjesht një sorrë…”

Pas disa minutash sërish babi drejtoi gishtin tek dritarja dhe pyeti të birin, “Çfarë është kjo??”

Me një zë disi të irrituar djali iu përgjigj të atit, “Baba, Është një sorrë… Është një sorrë…”

Për të katërtën herë babai e pyeti djalin, “Çfarë është kjo??”

Këtë herë djali nuk e mbajti dot më inatin dhe i bërtiti, “Pse dreqin vazhdon të më pyesësh të njëjtën gjë përsëri e përsëri… Të thashë 3 herë që është një sorrë…”

 

Duke parë të birin të inatosur, babai u ngrit dhe shkoi në dhomën e tij. U kthye me një ditar të vjetër në dorë. Babai e mbante këtë ditar që prej ditës që lindi i biri. Djali ishtë akoma i ulur aty. Babai u ul pranë të birit, hapi një faqe të ditarit që datonte kur djali i tij ishte 3 vjeç dhe i kërkoi të birit të lexonte:

 

**** Sot im bir ishte ulur me mua në divan. Një sorrë u ul në dritare. Ai u bë kurioz dhe më pyeti “ çfarë është kjo…”

I thashë atij “Është një sorrë…” Përsëri ai më pyeti të njëjtën gjë. Ai më pyeti rreth 20-25 herë të njëjtën gjë dhe unë iu përgjigja atij për çdo herë që më pyeti.

Unë nuk u inatosa asnjë herë të vetme… Përkundrazi ndjeva një afeksion më të madh për të dhe e përqafova me dashuri. ****

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here