Është kërcënuar sot me jetë nënkryetari i Bashkisë së Krujës, Florin Cerozi, ndërsa bëhet me dije se është kanosur nga një person për shkak të detyrës që mban. Policiaka nisur hetimet për rastin.

Policia ka bërë të mundur procedimin penalisht, për veprën “kanosje për shkak të detyrës”, shtetasin M.H, 66-vjeç.

Specialistët për hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë proceduan penalisht, për veprën penale “Kanosja për shkak të detyrës”, shtetasin M. H., 66 vjeç, pasi ka kanosur për shkak të detyrës shtetasin F. C., 37 vjeç, me detyrë nënkryetar i bashkisë Krujë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.


Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here