Një tjetër denoncim tek ifektivi, i afërmi i pacientit tregon si lanë të sëmurin pa oksigjen

0
20





Teksa kapacitetet e shtretërve po arrijnë limitet tek të gjitha spitalet e infektivit, një tjetër denoncim ka ardhur ditën e sotme nga i afërmi i një pacienti. Personi në fjalë ka bërë një denoncim publik ku thekson se ka sjellë xhaxhain e tij të sëmurë në reanimacion pas por atë e kanë lënë 4 ditë pa aparat oksigjeni.

Personi thekson se mjekët e këshilluan që ta sillnin xhaxhain në Tiranë pasi kishte nevojë për mjekim intensiv nga virusi. Ai thekson se të afërmin e tij e kanë lënë pa përkujdesje dhe përvec ushqimit nuk i është bërë asnjë shërbim tjetër. Prej 4 ditësh ai pretendon se i afërmi i tij është lënë në harresë në ambientet e reanimacionit dhe oksigjenin për të cilin kishte kaq shumë nevojë nuk e ka marrë.

.





LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here