Bluzat e Bardha sot kanë humbur një tjetër mjek si pasojë e virusit. Bëhet fjalë për mjekun e njohur dermatolog nga Vlora, Llambro Bala i cili prej ditësh ishte i infektuar nga virusi dhe nuk arriti dot tja dilte paq.
Këtë lajm të trishtë e ka konfirmuar Urdhri i Mjekëve të Shqipërisë duke shprehur ngushëllimet për humbjen e Dr. Llambro Bala.
“Me dhimbje te thelle Urdhri i Mjekeve te Shqiperise njofton humbjen e Dr.Llambro Bala, mjek Dermatolog ne Vlore, si pasoje e Covid-19.
Urdhri i Mjekeve te Shqiperise shpreh ngushellimet me te sinqerta familjes, kolegeve dhe te afermeve te tij. I paharuar qofte kujtimi i Tij!” -shkruhet në njoftimin zyrtar të tyre.
.