Një tjetër konflikt? Reperi i njohur ofendon rëndë Gjikon në rrjetet sociale



Prej kohësh atmosfera në repin shqiptar duket shumë e nxehtë. Gjatë vitit të fundit kemi qenë dëshmitarë të konflikteve dhe përplasjeve të shumta mes reperëve në rrjetet sociale. Në fakt duket se debutimi i reperëve të rinj ka trazuar ujrat pasi më së shumti shohim një përplasje mes tyre dhe reperëve që kanë vite në skenë. Së fundmi, një konflikt i ri duket se do i shtohet kësaj tabloje, që për hir të së vërtetës nuk është aspak e këndshme.

E kemi fjalën për reperin Moss Della i cili ka sulmuar papritur Gjikon në rrjetet sociale. Ai ka ndarë me ndjekësit e tij në Instastory një sekuencë nga klipi i ri i Gjikos dhe e ka ofenduar rëndë atë. Por duket se ai është penduar shpejt dhe e ka fshirë postimin, e megjithatë ai nuk i ka shpëtuar fansave e po bën xhiron e rrjetit.

Reperi i referohet këngës që Gjiko lançoi dje në bashkëpunim me Ermal Fejzullahun. Ajo titullohet “Sa t’kom dasht” dhe është një këngë ritmike e me ngjyra verore. Nuk dihet se çfarë ka ndodhur mes tyre dhe nëse kanë ndonjë konflikt të hershëm me njëri-tjetrin, teksa Gjiko ende nuk ka reaguar.

/News31

.



Share:

Author: rda

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *