Fama e Luana Vjollcës i ka kaluar tashmë kufijtë shqiptarë, e po bëhet një nga figurat më të dashura jo vetëm për publikun por edhe për artistët ndërkombëtarë. Së fundmi, një tjetër yll botëror ka filluar të ndjekë moderatoren në Instagram. Bëhet fjalë për këngëtaren e njohur Bia, e cila njihet për hitin “Safari”, në bashkëpunim me J Balvin, Pharrell Williams, dhe Sky. Ky veprim ka ngritur pikëpyetje edhe te fansat që kanë nisur të aludojnë mos ndoshta pas këtij veprimi fshihet ndonjë bashkëpunim.

Bia po ashtu së fundmi ka bashkëpunuar me Nicki Minaj për remixin e këngës së saj “Whole Lotta Money”. Kënga tani është #TrendingTop10 në YouTube dhe po pëlqehet nga të gjithë.

Vlen të përmendet fakti se janë me dhjetra yjet botërore që kanë drejtuar vëmendjen nga Luana Vjollca, duke e ndjekur në rrjetet sociale, nga Lele Pons te Guaynaa, T-Pain e deri te Topic. Deri tani, Luana ka bashkëpunuar në muzikë me dy emra të dashur ndërkombëtarisht si Faydee dhe Jay Santos, teksa të gjithë presim ende surpriza nga ajo e një e tillë ka shumë gjasa të vijë së shpejti. Duket se këtë herë Luana ka bashkuar forcat me yllin latin IamChino. (KLIKO)

/News31

.




Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here