Një urim dhe disa këshilla mëse të domosdoshme për maturantët nga Nora Malaj

Ditën e nesërme, më 3 qershor, maturantë do të japin provimin e parë të Maturës Shtetërore, atë të gjuhës së huaj. E sigurisht emocionet dhe ankthi janë mëse të kuptueshme, sidomos po tu shtosh faktin se prej dy vitesh, ata kanë zhvilluar mësim të alternuar, online dhe në klasa, e gjithë boshllëqet që ka krijuar pandemia. Ish-zv.ministrja e Arsimit Nora Malaj përmes një statusi në rrjetet sociale u ka dhënë maturantëve disa këshilla për maturantët dhe prindërit e tyre para kësaj dite të rëndësishme. Po ashtu, bazuar në gjithë eksperiencën e saj në këtë fushë, Malaj i ka dhënë disa këshilla edhe për Ministrinë e Arsimit dhe QShA. Për më shumë lexoni shkrimin e mëposhtëm:

 

Statusi i plotë

Një urim për maturantët dhe disa sugjerime nje ditë para provimeve te Maturës Shtetërore !

Ka dy ditë që telefoni nuk më pushon së rëni nga miq , të njohur , prindër , nxenes dhe qytetarë !
Shqetësimi i tyre i madh është ankthi që i ka kapur maturantët dhe prindërit e tyre për provimet e Maturës Shtetërore 2021!

Dhe kanë të drejtë se janë ne ankth për provimet dhe rezultatet e tyre !

Është mëse i justifikueshëm shqetësimi i tyre , si në sferën emocionale dhe në situatën Covidiane në te cilën janë zhvilluar mësimet për keta maturantë në keto dy vjet .
Janë ende te paqartë për studimet e larta që do të zgjedhin , jo për faj të tyre , por të periudhës shume të veshtirë që kaluan !

Janë pothuajse dy vite shkollore , që ata mësimin thuajse e kanë zhvilluar on- line , se kanë qene e janë ne kushte Pantemie !
Kjo ka ndikuar shumë , po shumë te ata dhe prindërit e tyre .
E teksa përballem me ankthet e frikërat për provimin e nesërm , atë te parë , te gjuhës së huaj , dua t’u uroj suksese dhe të dalin sa më mirë dhe disa këshilla .
Neser është starti i nisjes së provimeve dhe une e di që ankthi do t’ju qetësohet vetëm kur ju të merni tezën ne dorë dhe të perballen me dijen dhe aftësitë tuaj për ta zhvilluar tezën me suksese !
Këshilla ime e parë është që sonte maturantët të bien herët në gjumë .
Te mbyllin librat dhe para se të flenë të lexojnë diçka gazmore !
Te ushqehen shendetshëm gjatë gjithë sezonit e gjumin ta bejnë të qete!
Prindërit t’u japin kurajo dhe t’i mbështesin gjatë gjithe periudhën e sezonir të provimeve !
 Neser të shkojnë ne orar dhe të zbatojnë rregulloren e maturës në veshje dhe të mos marrin celularin me vete se do penalizohen!
Prinderit të mos ju trasmetojnë shqetësim
se provimi nuk është i tyre , por i fëmijëve të tyre ,që tashmë kanë hyrë në periudhën e maturimit .
Ti pajisin me besim se ata do t’ia dalin dhe kjo garë është per dijet dhe kopetencën që ata kanë fituar gjatë studimeve akademike , ndonese ne situatë tejet të vështirë !
Kur të merrni testin në dorë, fillimisht lexojeni deri në fund, qëndroni fillimisht te pyetjet që i keni me te thjeshta , plotësojinu ato, merrni fryme thelle , perqendrohuni, konsumoni uje se ju ul nivelin e stresit dhe pastaj vazhdoni me pyetjet me te veshtira, derisa t’ia dilni deri ne fund !
Unë jam e bindur që të gjithë do t’ia dilni dhe do merrni rezultate që deshironi , duke vlerësuar edhe dijet që keni marr, ndonëse mund të jenë të cunguara , jo për fajin tuaj , as të shkolles , por te kushteve ku na vuri Pantemia !

Lejomëni ne tere ekspeeiencën time ne ketë fushë ,te jap edhe disa këshilla për Ministrinë dhe QShA
 Kete vit institucioni i MASR e ka edhe me të vështirë per kete maturë se :
1. Nxenesit e ketij viti kane dy vite që mesimin e kane kryer on line .
2.Shumë humbje mesuesish e titullarësh la Covidi në keto periudha që kanë ndikuar jo pak te nxenesit e jeta e tyre
3. Nxenesit janë të traumatizuar , kanë pesuar shok social , si e gjithë shoqëria . E njeta situatë është edhe për mesuesit , që kanë qene ne vijen e parë dhe frontin e parë
4. Jo i gjithë programi është realizuar ne të gjithë komponentë e ketu ndikonin oret 20 minutëshe , shkollat me mësime me turne , për shksj se ato po riparohen pas termetit , zgjedhjet qendrore dhe kthimi i shkollave në qendra votimi dhe nje sere problematikash te forta sociale qe kanë ndikuar ne stresin e shtuar te mësuesi dhe te institucionet e arsimit .
Nisur nga kjo panoramë keshillt e mia për mesuesit dhe Komitetin e Maturës Shtetrore jane si me poshtë :
1 Uroj dhe deshiroj që testi i hartuar nga QSA , institucion tashmë i konsoliduar , të jetë hartuar , duke respektuar standartet po njekohesisht dhe programin që realisht kanë zbatuar nxenesit ne kushtet qe u gjendëm
, duke i matur ato dije reale që ata kanë marr !
Neser adminstratoret dhe monitoruesit , te krijonë klime bashkëpunimi dhe jo stresante në provim, duke respektuar rregulloren e maturës shtetërore .
Të respektohet korrektesa dhe procesi , në të gjithë misionin që ai mbart me vete , duke i bere te paret mesuesit ,administratorët , vezhguesit e monitoruesit , nxenesit e prinderit , garantuesit per standartin dhe cilësinë e procesit
Qellimi nuk duhet të jetë sesa shume maturante u penalizuan , po cfarë standarti dhe cilësie u vu në maturën 2021 , ne kete periudhe te veshtire Covidiane , duke iu dhëne maturantëve shance të barabarte dhe rezultate të merituara !

Në fund … Suksese maturantëve , mësuesve , institicioneve të arsimit , prindërve dhe të gjithë shoqërisë !

Sukses në ketë betejë te bukur , që më pas do t’ju hapi dritare të tjera , për t’ju pajisur me dije të reja për treguan e punës dhe për fazën tjetër drejt studimeve universitare !
Une besoj se ju te gjithe neser do beni me të mirën !
Guxoni , garoni,besoni te vetja, te dija , te mësuesit , te prindërit dhe e ardhmja do te jete e sigurtë në duart tuaj !
Mos harroni , nesër nuk është provimi vetëm juaji, por i gjithe shoqërisë !
Suksese!!!!!

/News31

.

Share:

Author: rda

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *