Një vajzë e re e sapo martuar shkoi të jetojë në shtëpinë e saj të re me të shoqin dhe me të vjehrrën. Pas disa ditësh vajza ndjeu se nuk mund të jetonte dot në të njëjtën çati me të vjehrrën pasi ajo ishte me me të vjetrën dhe kishin shumë mendime të ndryshme në diskutime. Filluan të ziheshin e të bënin sherr çdo ditë. Muajt kaluan por jeta e saj me të vjehrrën nuk u përmirësua. Vjehrra e ndërpriste gjithmonë vajzën dhe i tregonte se çfarë duhet të bëjë.

Gjërat sa vinin e po përkeqësoheshin. Një ditë vajza i ankohet të shoqit se gjërat po shkonin keq midis saj dhe vjehrrës por ai mbajti anën e vjehrrës. Ajo e inatosur shkoi tek shtëpia e të atit i cili ishte një mjek shumë i mirë i dalë në pension. Duke qarë i tha të atit, “Baba, të lutem më jep pak h-e-l-m tia jap vjehrrës sime sepse unë nuk shkoj atje për sa kohë ajo të jetë gjallë.”

 

I ati u mundua të ngushëllojë të bijën dhe i tha, “E dashur, nëse i jep asaj h-e-l-m dhe ajo v-d-e-s, atëher policia do të të arrestojë ty e më pas do të më arrestojë mua. Nuk mendoj se është ide e mirë të veprojmë kështu.”

 

Vajza iu përgjigj, “Nuk dua tia di fare. Dua të më japësh h-e-l-m-i-n dhe ta v-r-a-s atë. Nuk dua më ta shoh me sy apo ta kem në jetën time. ”

 

Pasi u mendua pak i ati i tha, “Në rregull, do të bëj si do ti por unë nuk mund të të shoh teksa shkon në burg, kështuqë do bëjmë sipas mënyrës sime. A je dakord?”

 

“Dakord jam por çfarë duhet të bëj?” iu përgjigj vajza. Babai i solli një shishe të vogël dhe i tha, “Duhet ti hedhësh vetëm një pikë h-e-l-m në ushqim vjehrrës çdo ditë. Në këtë mënyrë ajo nuk do të v-d-e-s-ë menjëherë, por do të dobësohet nga sasia e pakët e h-e-l-m-i-t që po i jep ti dita ditës dhe brenda 5 ose 6 muajve do të v-d-e-s-ë. Njerëzit do mendojnë se v-d-i-q nga dobësia dhe nuk do i shkojë mendja njeriu që e ke vrarë ti. Gjithashtu duhet të bësh kujdes që yt shoq mos të dyshojë tek ti, duhet të ndalosh së bëri sherr me vjehrrën, ta trajtosh me respekt dhe të sillesh mirë me të, edhe nëse ajo të tall apo të keqtrajton. Duke bërë kështu askush nuk do të dyshojë tek ti, as policia. Tani më thuaj, e bën dot këtë?”

 

Vajza mendoi dhe tha me vete, 5-6 muaj do bëj si do bëj dhe ra dakort me propozimin e të atit. Mori shishen e h-e-l-m-i-t dhe shkoi në shtëpinë e të shoqit. Filloi që të nesërmen ti hidhte nga një pikë vjehrrës në ushqim. Gjithashtu ajo ndryshoi sjelljen me të, tashmë ajo ia dëgjonte fjalën vjerrës dhe e trajtonte me respekt dhe dashuri sikur ta kishte nënën e saj. Këtë e bënte vetëm për mos të rënë në sy.

 

Pas disa javësh, filloi të ndryshojë sjellje edhe vjehrra karshi vajzës. Tashmë vjehrra filloi të kalonte më shumë kohë me vajzën dhe i uronte asaj gjithmonë gjëra të mira e falenderime. Vajza vazhdonte te hidhte nga një pikë h-e-l-m-i në ushqimin e saj dhe muajt kaluan. Por tashmë ambienti i shtëpisë kishte ndryshuar. Zënkat dhe sherret midis tyre kishin pushuar me kohë. Ato përkujdeseshin për njëra tjetrën. Vjehrra ulej afër vajzës sa herë që hanin në tavolinë, i fliste asaj, e përkëdhelte, madje ajo nuk shkonte në gjumë pa biseduar dhe pa i uruar vajzës natën e mirë.

 

Pesë muaj kaluan dhe vjehrra e trajtonte nusen si vajzën e saj dhe vajza filloi ta ndjejë vjehrrën si të ishte mamaja e saj. Asaj iu kujtua h-e-l-m-i që i jepte çdo ditë. Nuk mund ta pranonte që po e linte të v-d-i-s-t-e. Filloi të merakosej për shëndetin e saj. Duke menduar të gjitha këto, shkoi tek shtëpia e të atit dhe i kërkoi atij ilaç që ta shpëtonte vjehrrën nga h-e-l-m-i që i kishte dhënë për muaj me radhë. Ajo i tha të atit, “ Vjehrra ime tashmë është shumë e ëmbël me mua, dhe unë nuk dua më që ajo të v-d-e-s-ë. Të lutem më jep një mjekim që ka efekt të kundërt me h-e-l-m-i-n që më dhe më parë.”

 

Babai qeshi dhe i tha, “H-e-l-m? Çfarë h-e-l-m-i? Unë të dhashë një ilaç për të tretur ushqimin vjehrra jote !!!”

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here