Një valë e të nxehtit po godet Shqipërinë, zbuloni çfarë nodh këto dy ditë, bëhuni gati për… –





Të ndodhur tashmë në stinën e verës edhe për dy ditët në vijim vendi ynë do të ndikohet nga masa ajrore të qëndrueshme dhe të nxehta.

Në këtë mënyrë për ditën e nesërme moti do të jetë i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit përjashtuar vranësirat kalimtare në relievet malore në lindje. Këto vranësira do të shoqërohen me reshje shiu të dobta në relievet e larta malore dhe lokalisht në kohë afatshkurtër do të jenë edhe në formën e shtrëngatave.

Edhe per ditën e Shtunë moti do të jetë kryesisht i kthjellët por nga orët e mesditës deri ato të pasdites do të ketë vranësira kalimtare (përjashtuar vijën bregdetare). Në relievet malore në lindje parashikohen reshje shiu në formën e shtrëngatave dhe rrebesheve dhe lokalisht shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër.

Sa i përket temperaturave ato për ditën e nesërme do të vijojnë të mbeten të larta ndërsa për ditën e Shtunë parashikohet një rënie e tyre kryesisht në vlerat e mesditës.




Share:

Author: rda

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *