Një vend me 56 mijë banorë, në qendër të vëmendjes të fuqive botërore

0
12






Groenlanda shkon në zgjedhje të parakohshme që mund të kenë pasoja të mëdha për interesat ndërkombëtare në Arktik.

Territori i gjerë, që i përket Danimarkës, por është autonom, ndodhet mes Amerikës së Veriut dhe Evropës dhe ka një popullatë prej vetëm 56 mijë banorësh. Ekonomia e Groenlandës varet te peshkimi dhe subvencionet daneze, por akujt që po shkrijnë dhe minierat e planifikuara, mund të ndryshojnë kursin e votimit dhe të ardhmen e territorit.

Mosmarrëveshjet në lidhje me një projekt të debatuar minierash në jug të Groenlandës kanë ndarë qeverinë dhe kanë hapur rrugën për zgjedhjet e kësaj jave. Kompania që zotëron terrenin në Kvanefjeld thotë se miniera ka potencialin të bëhet fuqia më e rëndësishme e prodhimit të gurëve të rrallë në perëndim, me një grup prej 17 elementësh që përdoren për të prodhuar armë dhe elektronikë.

Partia Simut, mbështet zhvillimin dhe argumenton se ai do të siguronte qindra vende pune dhe do të gjeneronte qindra miliona dollarë çdo vit për shumë dekada, e kjo do të çonte në më shumë pavarësi nga Danimarka. Por opozita, komuniteti i popullit, refuzon propozimin në mesin e shqetësimeve për ndotje radioaktive dhe mbetje toksike. E ardhmja e Kvanefjeldit është e rëndësishme ndërkohë për një numër vendesh, pasi është një terren në pronësinë e një kompanie australiane, që në këmbim mbështetet nga një kompani kineze.

Groenlanda është gjendur vitet e fundit në qendër të vëmendjes, edhe disa herë të tjera, kur ish-presidenti amerikan, Donald Trump sugjeroi në 2019-ën se SHBA-ja mund ta blinte territorin.

Danimarka e hodhi poshtë idenë duke e quajtur absurde, por interesi ndërkombëtar për të ardhmen e territorit vazhdon. Kina ka marrëveshje minerare me Groenlandën ndërsa SHBA, i ka ofruar asaj ndihmë ushtarake.

.






LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here