Një nënë ka mbetur e traumatizuar pasi dëgjoi disa zëra të çuditshëm që vinin nga kamera e sigurisë, ndërsa pëshpëritej frikshëm “Më ndihmoni!”.

Siç dëgjohet edhe në video, një zë nga brenda kamerës së sigurisë që ndodhet në shtëpi, thërret me një frymëmarrje të vështirë, teksa kërkon ndihmë.

Shihet që kur këto zëra nisin që të dëgjohen, fëmija vrapon në drejtim të kamerës dhe kah tingullit, teksa zëri bëhet shumë më drithërues.

Ky nuk është rasti i parë ku prindërit dëgjojnë zëra të frikshëm nga kamerat e sigurisë, pasi një gjë e tillë i ka ndodhur edhe një prindi, babi të një vajze.

Nëna e tronditur ka shpërndarë videon, ndërsa shkruan se ishte diçka e tmerrshme dhe shumë tmerruese.

Ndër të tjera, nëna shkruan se ishte duke komunikuar me një person në telefon, teksa për një moment sheh që vajza afrohet afër kamerës së sigurisë, ndërsa dëgjohen thirrje për ndihmë dhe kjo nga një zë i çuditshëm.

Nëna shprehet se zëri vinte shumë i keq, ndërsa shton se dëgjonte frymëmarrje të rënduar.

Nuk dihet ende se çfarë mund ta ketë shkaktuar këtë zë, por ajo që thuhet është se vajza dhe nëna janë ndjerë të frikësuar nga ky zë i çuditshëm.

.

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here