Ashtu si në Europë, përmbytjet po sjellin shkatërrime te medha e jetë të humbura në disa zona të Kinës.

Deri më tani është raportuar për të paktën 25 vik.tima, ndërsa vendi më i goditur është provinca e Henan dhe qyteti i Zhengzhou. Pikërisht atje, një numër i madh njerëzish mbetën ditën e djeshme nëpër stacionet e metrosë, të cilat u përfshinë nga përmbytjet.

Breaking: Major flooding is occurring due to heavy rain in Zhengzhou, China. The city recorded the highest single-day rainfall on record. pic.twitter.com/hiEAWjYd78

— PM Breaking News (@PMBreakingNews) July 20, 2021

Videot e postuara në rrjetet sociale e në median lokale, tregojnë pamje të përmbytjeve masive. Ndërkohë në stacionet e metrosë, shumë njerëz mbetën të bllokuar nëpër trena, në pritje të ardhjes së ndihmës.

Ndërkohë në rrrugët e shumë qyteteve, uji ka marrë përpara çfarë ka gjetur. Një video e postuar në rrjet tregon sesi makinat notojnë nën ujë.

Zhengzhou, a city in central China, has had a record-breaking level of rainfall that has caused major flooding and displaced thousands of people https://t.co/CFuIwnjAvL pic.twitter.com/b1fNfWBcfP

— CNN International (@cnni) July 21, 2021

Një tjetër video, e filmuar nga një familje e mbetur në makinë, tregon sesi uji vërshon në një nivel mbi 1 metër.

Sipas mediave të huaja, të paktën 100 mijë persona janë avakuuar nga zonat e përmbytura. Provinca e Henan-it, është një ndër qendrat më industriale të Kinës.

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here