Për të maksimalizuar votat me qëllim fitimin e mandatit të tretë, Edi Rama i kërkoi kryetarit të bashkisë së Dibrës, Dionis Imeraj që të hiqte dorë nga posti për të futur në listën e kandidatëve për deputetë.

Ndryshe nga Dritan Leli në Vlorë që e refuzoi kërkesën e kreut të partisë, Dionis Imeraj pranoi duke lënë bashkinë për të ndihmuar partinë.

Nga rezultatet e numërimit për partitë, Dibrën e fitoi PD duke marrë 3 deputetë, ndërsa PS vetëm 2, që janë Lavdrim Krrashi dhe Aurora Mara, e cila siguroi edhe një rekord në vete votash personale 9367.

Dionis Imeraj, që ishte i treti në listë mbeti jashtë. Mundësia e fundit ishte që ish-kryetari i bashkisë të merrte 10 mijë vota, por nuk ia arriti duke marrë vetëm 5154, ç’ka do të thotë se nuk e theu herësin duke i humbur të dyja, bashkinë dhe parlamentin.


Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here