Nuk bën më derman as kripa/ Bora në Korcë arrin 1.5 metra

0
14





Korçë- Reshjet e dëborës vijojnë të bien prej mëngjesit Sipas të dhënave të gjithë akset nacionale janë të hapur por qarkullimi bëhet vetëm me zinxhirë.

Qafëthanë-Pogradec-Plloçë me zinxhirë

Qafë Plloçë-Korçë me zinxhirë.

Korçë-Kapshticë me zinxhirë

Korçë-Dardhë me zinxhirë

Korçë-Voskopojë me zinxhirë

Korçë-Dogana Goricë me zinxhirë

Korçë-Qafë Qarr-Ersekë me zinxhirë.

Në Voskopojë e Dardhë dëbora kalon 40 cm, në njësinë Vithkuq fshati Shtyllë 70 cm në Mashkullorë drejt Panaritit 1.5 m dëborë qarkullimi në këtë aks i paralizuar.

Në Mokër dëbora ka kaluar 50 cm fshatrat konunikojnë me njësitë vetëm me mjete të larta dhe zinxhirë.

Në Mokër të Sipërme, Velçan, Bishnicë, fshatra të Proptishtit rruga e pakalueshme për sot.

Sipas të dhënave mjetet dhe firmat kontraktore janë në punë por për shkak temperaturave dhe borës që bie ka shumë pak efekt edhe kripa.





.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here