“Nuk do lejojmë muzikë pas orës 22:00”, policia jep njoftimin e rëndësishëm për sezonin turistik





Me kulmimin e sezonit turistik Policia e Shtetit ka marrë një sërë masash për të garantuar siguri për pushuesit.

Fillimisht është planifikuar rritja e sigurisë në akset rrugore. Policia e Shtetit thotë se ka firmosur marrëveshje bashkëpunimi me Kosovën dhe Malin e Zi për të shtuar patrullat e kontrollit në ato akse, ku fluksi i lëvizjeve është më i lartë.

Baret dhe restorantet në bregdet do duhet të respektojnë afatet kohore për ushtrimin e aktivitetit sa i takon masave kundër COVID-19.

Sipas Policisë, subjetet në fjalë do duhet të punojnë deri në orën 00:00, kurse muzika pas orës 22:00 të mbrëmjes nuk do lejohet.

Kontrollet do të shtrihen në zonat bregdetare për të monitoruar përdorimin e skafeve apo të motorëve të ujit pasi shpeshherë për shkak të keqpërdorimit të tyre janë shënuar aksidentet me pasoja fatale.

Zv.drejtori i Policisë së Shtetit, Albert Dervishaj u kërkoi drejtuesve të automjeteve të tregohen të kujdesshëm dhe të lëvizin brenda normave të lejuara.

Deri tani siç raporton Policia janë hequr rreth 5,955 mijë shezlongë e 2,445 çadra të vendosura në mënyrë të paligjshme në bregdet.

Në pesë muajt e parë të vitit 2021 është vënë re një rritje e ndjeshme e numrit të aksidenteve rrugore. Sipas të dhënave zyrtare të INSTAT, në muajin maj 2021 numërohen 120 aksidente rrugore, nga 75 aksidente 2020, duke u rritur me 60% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Te rinj nga Shqiperia, Kosova dhe Evropa duke marre rreze dielli gjate Unum Festival, i mbajtur ne plazhin e Ranes se Hedhun, ne Shengjin te Lezhes. Mbi 75 artiste me fame boterore, pergjate 24 oreve luajne muzike, duke celur edhe aktivitetet e sezonit turistik ne Shengjin. Per kete festival jane shitur rreth 10 mije bileta.
/r/n/r/nYoung people sunbathing at a beachside event at Rana e Hedhun in Shengjin, Albania on June 4, 2021. Hundreds of young people from all over Europe are attending at Unum festival – a new wave and electronic music event which is the first European festival since the pandemic to be held in Europe with 24 hours music for five days.




Share:

Author: rda

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *