Vitet e fundit kanë qenë të shpeshta lajmet që vijnë kryesisht nga Ekuadori për humbje të shtetasve shqiptarë atje si të përfshirë në punë të pista.

Por gjithmonë ka qenë e paqartë sa është numri shqiptarëve që jetojnë në Amerikën Latine.

“Top Channel” duke iu referuar Institutit të Statistikës në Ekuador për herë të parë sjell shifrat e atyre që kanë hyrë dhe kanë kërkuar leje qëndrimi në shtetet e Amerikës Latine gjatë tre viteve të fundit.

Në total janë 307 shtetas shqiptarë duke u renditur të tretët nga vendet e Ballkanit pas Maqedonisë së Veriut me 3026 shtetas dhe Serbisë me 1417.

Në Ekuador jetojnë 69 shqiptarë, në Kolumbi 52, në Kili 100 në Argjentinë 67 në Venezuelë 23 dhe Bolivi 1.

Nga 2017 deri në vitin 2020 janë 4 persona qe kane humbur jeten dhe 1 i lenduar shtetas shqiptarë, ku përveç njërit që i është marre jeta në Kolumbi, të gjitha ngjarjet e tjera kanë ndodhur në Ekuador.

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here