Hygerta Sako është një nga moderatoret më të mira sportive në Shqipëri. Përveç paraqitjes së jashtme, ish-Missi ka treguar se është shumë e përgatitur nga ana profesionale. Në një intervistë sëfundmi, ajo hedhur një thumb për të gjithë ata që mendojnë se Hygertës i duhet një partner mashkull në moderim. “Ne në RTSH nuk përputhemi. Jam aq sa për një femër dhe për një mashkull bashkë. Unë jam një moderatore që drejtoj emisionin. Nuk jam unë qendra e vëmendjes. Pse ta marrësh atë mashkull, apo dhe mashkulli pse ta marri femrën. Për të qëndruar për zbukurim i bie, nëse ti je vetë i zoti që ta drejtosh emisionin. Nuk e kemi parë të arsyeshme të marrim një partner. O duhet të jetë dikush kryesor dhe tjetri të jetë për zbukurim, që unë nuk e dua këtë, s’kam pse e marr një mashkull për zbukurim”, është shprehur ajo.

Ndërkohë, për sa i përket jetës personale para pak muajsh në “Live from Tirana”, Hygerta tha se në Shqipëri, femrat në të 35-tat e tyre e kanë të vështirë të gjejnë dikë që i përshtatet, sidomos kur janë vetë të realizuara.

“Rriten standardet për një femër që është e realizuar, sa më shumë kalojnë vitet edhe standardet rriten. Kërkon nga vetja shumë, por edhe nga tjetri. Shqipëria është vend që nuk ka shumë hapësira për femra të moshës së pjekur sepse është mentaliteti që familja është e rëndësishme dhe duhet luftuar për të. Kështu është hapësirë më e ngushtë për një femër pas të 35-ave që të gjejë një partner të moshës së saj. Më duket mision shumë i vështirë”, tha prezantuesja. /News31

.




Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here