Nuk e fsheh dot/ Kryeministri Rama ‘fshin’ kryebashkiakun Leli, me kë shfaqet në Vlorë? Jep mesazhin e koduar… –



Kryeministri Edi Rama ka qenë dje në Vlorë për të inspektuar punimet që po bahën në lagjen Kume, ndërsa shoqërohej nga nënkryetari i Bashkisë Afrim Qëndro dhe nga deputeti njëkohësisht drejtuesi politik i qarkut të Vlorës, Damian Gjiknuri. Qëndro i ka shpjeguar Kryeministrit të gjitha detajet e punimeve duke i dhënë fjalën se të gjitha punimet në atë zonë do mbyllen brenda vitit.

Ndërkohë, Kryeministri Rama përmes një postimi në “Facebook”, shprehet se investimet e nxjerrin zonën e Kumes në dritë. “Vlorë, Kume. Puna vazhdon në këtë bllok problematik banesash në Kume, që po del në dritë, falë infrastrukturës së re nëntokësore, gjelbërimit, si dhe hapjes së akseve lidhëse të bllokut me rrugët kryesore”, shkroi Kryeministri Rama.




Share:

Author: rda

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *