Nuk e la tokën e vetë dhe të ikte emigrant, shqiptari ia del prodhon djathë më të mirë se italianët: Ka 25 vite

0
23

This post has already been read 19 times!

Mozzarella Italia në Shkallnur është e para fabrikë që ka prodhuar djathin mozzarella në Shqipëri dhe prej 25 vitesh ofron këtë djathë si dhe nënprodukte të tjera të qumështit.

Mozzarella Italia

Ministri i Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Eduard Shalsi vizitoi sot këtë fabrikë.

Shalsi informoi se gjatë takimit me përfaqësuesit e kompanisë u diskutua mbi problematikat që ky sektor po përballet dhe të cilat mund të jenë zgjidhjet më të mira që mund të gjejmë bashkarisht.

“E njoha Nazifin kur erdhi dhe u ankua për një gj obë (ende i pazgjidhur si problem) dhe më tregoi rrugëtimin e tij që kur u kthye nga Italia në 1995 për të hapur një biznes që nuk njihej në Shqipëri, prodhimi i mozzarellës. Sot ai ndan dijet dhe eksperiencën e tij me kompani të tjera dhe të rinj të apasionuar me këtë profesion”, u shpreh ministri.

Sipas Shalsit, duhet të kesh një pasion dhe dashuri të madhe për punën, ashtu si Nazifi, që të nisësh nga asgjëja dhe pavarësisht problemeve dhe vështirësive të shumta me të cilat përballesh, sërish të punosh fort dhe të ofrosh produkte të shëndetshme dhe bio.

SI TË BËNI DJATH MOZZARELLA | KUZHINA.com

/RDA News

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here