Sonila Meço thotë se opozita s’ka faj që humbi, se në autokraci është e pamundur të fitosh.

“Që zgjedhjet e përgjithshme të fitohen nga opozitat në autokraci nuk gjen dot shembuj rishtarë.

Ndodhi në Gambia në 2016 ku opozita pas 22 vjetësh rrëzoi presidentin, por ky është përjashtimi dhe jo rregulli.

Autokracitë e fuqishme të lindjes janë bërë lojtarë gjithnjë e më të fortë tregjesh dhe politike globale, gjë që dobëson presionet ndërkombëtare për demokraci dhe zgjedhje të lira e të ndershme.

Një autokraci përballohet duke ushqyer opozitat, që nuk janë vetëm parti politike, por edhe organizata, shoqëri civile, media, intelektualë e qytetarë të angazhuar.

Ndaj çdo zë që rreshtohet në opozitë nuk mund të jetë relativizues, me dogma “fajin e kanë të gjithë”, me skema brenda llojit, teori konspirative dhe me një tundim të thellë për t’u joshur nga luksi autokratik, përkundër dëshirës sipërfaqësore, apo hipokrite për ta luftuar.

Ndaj nëse nuk jetoni dot në autokraci, shpëtimi i vetëm është opozita e ndjerë, nga partitë tek qytetarët dhe çdo organizim përmidis.

Zgjedhjet në autokraci nuk i fitojnë opozitat, por është ngjarje e madhe që opozitat të forcohen nga zgjedhjet në zgjedhje.

Dhe kjo e tremb aq shumë autokracinë, sa të gjithë makinerinë propagandistike ta furnizojë mjaftueshëm me karburantin e markës: “Fajin për humbjen e opozitës e ka opozita”, shkruan Meço.


Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here