Pa mbushur vitin në krye të Kadastrës, Genc Berhani ka dhënë dorëheqjen nga drejtimi i një prej institucioneve më problematike të qarkut Shkoder. Vendimi është marrë një ditë më parë prej tij dhe i është komunikuar zyrës qëndrore në Tiranë. Tashmë ky institucion është pa titullar dhe për pasojë të gjitha proçedurat e punës janë paralizuar, pasi mungon firma e kryeregjistruesit për të kryer cdo veprim.

Nuk dihet se kush do të jetë pasuesi pasi ende nuk ka një komunikim nga Kadastra në Tiranë, por me gjasa të hënën e javës së ardhshme pritet që të prezantohet emri i ri që do të dulet në karrigen e institucionit ku “problematikat” janë kryefjalë e punës.

Përplasjet janë të forta në kadastër si për regjistrimet e reja, ashtu edhe për proçesin e legalizimeve, ku Shkodra është një nga qarqet me ritmet më të ulëta të kryerjes së tyre, për shkak të ngërçeve dhe mangësive që kanë patur dokumentacionet.

Berhani ka qënë në këtë detyrë edhe në fillim të mandatit të dytë qeverisës të qeverisë Rama në këtë pozicion, atëherë kur u krye reforma e bashkimit Hipoteka – Aluizën. Largimi i Berhanit nuk dihet nëse do të pasohet me emërimin në ndonjë post tjetër, apo ai ka zgjedhur të kontribuojë jashtë zyrave shtetërore.

Pritet që shtatori të sjellë një valë të re ndryshimesh në shumë drejtori të Shkodres dhe reformime në kuader të mandatit të tretë qeverises./ShkodraNews

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here