“Nuk është puna ime të të bëj të ndihesh burrë”, për kë i kishte këto thumba Ronela Hajati?





Ronela Hajati është një nga ato personazhe publike, e cila është përpjekur që jetën private ta mbajë larg vëmendjes së njerëzve. Megjithëse pak kohë më parë u përfol për një lidhje me Young Zerkën, këngëtarja bukuroshe nuk e konfirmoi asnjëherë vetë lajmin. Sëfundmi duket se artistja është zhgënjyer nga dikush në aspektin personal e sentimental dhe këtë e ka lënë të nënkuptohet nga statusi i fundit në InstaStory. “Nuk është puna ime të të bëj të ndihesh si burrë. Nuk mund të të bëj të ndihesh si dikush që nuk je”, shkruan ajo në anglisht. Ndërkohë dy ditë më parë, teksa ndau dy foto në rrjetin social, Ronela shprehej: “Po s’më deshe me ca tule më shumë, mos prit të të dua kur të bëhem si modele e parezistueshme”.

Të gjitha këto detaje na bëjmë të mendojmë se këngëtarja ka kaluar një eksperiencë jo shumë të mirë me dikë, i cili ka dalë nga pritshmëritë e saj. Për këtë arsye, ajo i ka dedikuar edhe këto thumba në Instagram. /News31

.




Share:

Author: rda

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *