“Nuk është sera e narkopolicisë por ara e narkopartisë”, Berisha denoncon hashashin e mbjellë në mes të misrit në… Bosnjë

Sali Berisha vijon të bëjë denoncime nga faqja e tij në Facebook ku herë pas here gjen ndonjë fotografi në internet dhe thotë se është shkrepur në Shqipëri.

Sot ai ka publikuar imazhe nga parcelë ku duket se është mbjellë bimë narkotike mes misrit.

“Nuk është sera e narkopolicisë por ara e narkopartisë”, shkruan Berisha.

Ndërkohë, mjaftoi një kërkim i shkurtër nga gazeta  në internet për të kutuar se bëhet fjalë për një operacion në Bosnjë-Hercegovinë më 29 qershor 2017 ku strukturat e antidrogës konstatuan 1,300 bimë narkotike të mbjella.

Fotografinë e aksionit të policisë që bëri xhiron e mediave boshnjake, Berisha e mori sot dhe e serviri si një ngjarje në Shqipëri.

Share:

Author: rda

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *