Këngëtarja e njohur Soni Malaj është rikthyer në ‘Kënga Magjike’ me këngën “Versioni im”, propozim që erdhi nga producenti Flori Mumajesi, i cili është dhe tekstshkruesi i kësaj kënge.

Këngëtarja ka qenë e ftuar në “Abc-ja e Pasdites” me moderatorin Ermal Peçi ku tha se e vlerësonte jashtëzakonisht shumë gjithë punën dhe vëmendjen profesionale të Florit në këtë moment të vështirë të jetës së tij, pasi ka humbur njërin nga prindërit.

“Po unë me Florin kemi pasur marrëdhënie njerëzore të vazhdueshme pavarësisht se nuk e kemi bërë kaq publike. Ndër vite kemi qenë në kontakt dhe ruajmë një respekt shumë të madh për njeri tjetrin. Ne rrugëtimin tonë njerëzor e kemi nisur si miq dhe jemi prapë miq. Me gjithë kohën jo të mirë që Flori po kalon me ndarjen nga jeta të njeriut më të rëndësishëm të jetës së tij, përkushtimi i tij ndaj meje, ndaj materialit ka qenë maksimal. Ka lënë dhimbjen e tij mënjëanë për t’mu gjendur mua pranë në këtë konkurs dhe për të më përkrahur”.

Çudia më e madhe me këngëtaren e mirënjohur është vëmendja që Timbaland ka kushtuar ndaj saj. Ermali tha se ishin bashkë kur artisti botëror ndoqi Sonin dhe pëlqeu fotot e saj. Askush nga të dy nuk e besonte dot. Soni theksoi se ishte shumë e kënaqur pasi e kishte idhull dhe dëgjonte vetëm këgët e tij.

“Nuk kam fjetur në fakt atë natë. E ke parasysh kur ti adhuron një person për 20 vite që ka nxjerrë artistë të mrekullueshëm, ka bërë inovacion muzikën moderne. Është e gjitha friendly në social media, shkëmbyem edhe mesazhe profesionale”.


Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here