Categories: Uncategorized

Nuk i ka parë fëmijët për 27 vite, surprizohet nëna

Jonila Gjini është bërë pjesë e rubrikës “Ka një mesazh për ty” tek E Diela Shqiptare për t’i bërë surprizë hallës së saj e cila vuan për mungesën e fëmijëve prej 27 vitesh. Ajo i ofron mbështetjen e plotë hallës dhe shpreson që ky emision të bëhet shkak që fëmijët e saj të rikthehen dhe ta takojnë atë.

Jonila Gjini: Të kërkoj shumë ndjesë se ndoshta prisje fëmiëjt e tu, por edhe ti je si mami im sepse gjatë gjithë këtyr viteve që jemi rritur larg familjes, ty të kemi pasur gjithmonë afër. Ke kaluar një periudhë shumë të vështirë sepse nuk është e lehtë të qëndrosh pa parë fëmijet e tu për 27 vite. Unë nuk e kam provuar ende se çfarë do të thotë të jesh me fëmijë, por e kam parë tek ty gjatë këtyre viteve. Dua të të them që mos ndalosh  kurrë me kërku fëmijët e tu, në asnjë moment dhe në asnjë ditë të mos dorëzohesh derisa të dorëzohen ata.

Nuk ka asnjë arsye në botë që nëna të mos flasë me fëmijët. Dua të të falenderoj pa masë që më ke qëndruar pranë në momente shumë të vështira të aksidentit, ku mua më është dashur të qëndroj 3 muaj e shtrirë tu duru tekat e mia sepse për shkak të dhimbjes që kisha isha e padurueshme. Unë nuk i harroj. Të dua shumë dhe do na kesh pranë gjithmonë.

Ardit Gjebrea: E dashur Diella, shpresoj që fëmijët e tu ta ndjekin këtë emision dhe t’i të kesh një mesazh prej tyre. Ne mundëm që të kontaktonim me djalin tënd, të kishim një lidhje me të, por për momentin ishte e pamundur. Shpresoj që ai dhe dy fëmijët e tjerë të reagojnë përmes nesh. Do doja që të vinte një mesazh nga fëmijët e tu.

/RDA News

rdadmin

Recent Posts

Surprizë/ Almeda Abazi dhe Tolgahan do të bëhen prindër për herë të dytë

Almeda Abazi është komentuar gjithmonë për thjeshtësinë e saj, jo vetëm në mediat shqiptare, por…

3 days ago

“Ndërsa shtrëngoja fëmijën tim të parë, humba të dytin”/ Meghan Markle zbulon çfarë i ndodhi në korrik

Dukesha e Sussex, Meghan Markle ka zbuluar se ka humbur një foshnjë në muajin korrik.…

3 days ago

Humbi dy vëllezërit nga Covid-19, pedagogu: Nuk prisnim që kolla t’i merrte jetën, u bllokua informacioni!

Afrim Osmani është pedagogu shqiptar, i cili humbi brenda pak orësh dy vëllezërit e tij.…

3 days ago

“Oj lavire, kam me…”/ Djali i deputetit shqiptar që kërcënonte të dashurën e të atit, merr postin e rëndësishëm

Flakron Shala, djali i deputetit Haxhi Shala, i cili është emëruar Konsull i Përgjithshëm në…

3 days ago

I prekur nga Covid-19, trajneri i Kukësit dërgohet me urgjencë në Turqi

Trajneri i Kukësit, Skënder Gega është dërguar me urgjencë në Turqi për kurim të specializuar…

3 days ago

Nuk ndalet koronavirusi, humb jetën një tjetër mjek

DIBER Një tjetër mjek nuk ka mundur ta fitojë betejën me COVID-19. Ka ndërruar jetë…

4 days ago