“Nuk jam i gëzuar, as i lumtur”- Ervin Salianji flet pas fitores së PS, ja çfarë thotë për humbjen – Korrieri.net


Kandidati i PD në qarkun e Korçës Ervin Salianji në përfundim të procesit të numërimit të votave që i dhanë 6 mandate deputetësh PS-së dhe 5 PD-së, nuk e fshehu faktin që nuk ishte i lumtur për këtë rezultat.

Por Salianji shprehu mirënjohej për mbështetjen e marrë nga qytetarët në këtë qark kur tha se PD ka marrë në këto zgjedhje një rikuperim të 7000 votave.

Ervin Salianji: Nuk jam pas përfundimit të procesit të numërimit, as i gëzuar e sa i lumtur por jam mirënjohes për votat e mbëshetjen masive të të rinjve në qark të cilët në një klimë represioni, presioni nga shpërdoruesit e pushtetit që paguhet me taksat e qytetarëve në Korçë duke përdorur edhe elementë të policisë së shtetit, të shit blerjes së votave, e cdo forme tjetër të intimidimit me mbështetjen kemi rikuperuar më shumë se 7000 vota në qytetin e Korçës.

Kemi arritur një rezultat të jashtzakonshëm, do të donim më shumë, kemi bërë përpjekje për të arritur rezultatin më të mirë, jemi brenda pritshmërive dhe përtej pritshmërive që kishim vendosur.


Share:

Author: rda

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *