Nuk ka ditë që nuk e vuaj… –

Këngëtari Flori Mumajesi ka dalë pak më parë me një postim tejet prekës për nënën e tij të cilën e humbi disa muaj më parë.

Ai është shprehur se ishte hera e parë që pasi ka kënduar nuk ka marrë mesazh nga nëna e tij, duke vendosur në sfond këngën e tij “Dhemb”.

“Hera e parë që nuk më vjen një mesazh nga ty. Nuk ka ditë që s’e vuaj mungesën tënde, por edhe pse u mundova të mos dorëzohem, sot gati ndihem i dorëzuar pa ty, se m’ka marrë malli me t’mbajt erë n’qafë, m’ka marrë malli me t’puth, me t’pa, me t’prek, me m’shkrujt sapo më ke parë në tv, e të më thuash si dola dhe pastaj të marrë në tel e t’flas me ty, me ta dëgju zërin e me m’thon DJALI MAMIT”, ka shkruar Flori.

Share:

Author: rda

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *