Nuk ka më dyshime! Noizy dhe Dhurata Dora konfirmojnë bashkëpunimin, zbulojnë detajet e para





Të gjitha dyshimeve i ka ardhur fundi pasi Dhurata Dora dhe Noizy kanë konfirmuar njëzëri bashkëpunimin e tyre. Ndërkohë që fansat “u çmendën” dje kur dyshja postoi foto në llogaritë e tyrë në Instagram që dukeshin nga i njëjti vend përkatësisht me përshkrimet “A jeni gati për çka po vjen?” nga reperi dhe “Bëhuni gati” nga këngëtarja, tanimë artistët kanë lajmëruar projektin e ri muzikor së bashku. Ata kanë publikuar një foto krahë njëri-tjetrit duke zbuluar kështu imazhin e parë të klipit, ku Dhurata shfaqet e veshur më vjollcë krahë Noizyt teksa qëndrojnë mbi një podium.
Dyshja ka treguar edhe një pjesë të tekstit të këngës me komente në postime. “Girl you pretty like an Angel”, shkruan Noizy, kurse Dhurata: “Boy me too hot like wasabi”.


Jemi të sigurt që ky projekt i artistëve do jetë “zjarr”, nisur nga sukseset individuale të tyre e duke theksuar se janë shumë të preferuar nga publiku shqiptar. Kështu që së shpejti presim një hit prej tyre! /News31

.




Share:

Author: rda

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *