Nuk kanë aq dobi lulet që mbajmë nëpër varre. E di që tingëllon e ashpër dhe e pashpresë, por kjo është e vërteta. Po sikur ta shkulja zemrën nga gjo.ksi, nuk do t’i kthej të dashurit në jetë.

Nëse unë shtrihem pranë tyre, ata nuk do të ngrihen nga toka. Asgjë nuk do t’i kthejë ata në jetë.

Por këtu janë kujtimet tona.

Ata na ngrohin në ditët kur ftohtësia na hyn në shpirt. Kur bëjmë dolli me pijen e tyre të preferuar, e duke i përmendur me zë të lartë.

Kur bëjmë ëmbëlsirat e tyre të preferuara, duke u përpjekur të fshijmë hidhërimin në gojë me shijen e ëmbël.

Këtu janë të dashurit, të gjitha fotot e vjetra në albume dhe ato që ne i mbajmë me kujdes në kuletat tona.

Këtu je, i/e dashur, në çdo cep të mendjes sime, unë kthehem tek ata kur jam i lumtur, kur jam i trishtuar, gjithmonë me mendimin “Oh, sikur të ishe këtu … Mund të të përqafoja edhe një herë tjetër. “Dhe më lër të të tregoj sa shumë të kam dashur”.

Dhe kjo është arsyeja pse unë them, nuk kanë aq rëndësi lulet kur ata janë larguar tashmë.

Dhuroni sa janë gjallë. Bëni dhuratë një lule që ata t’i nuhasin ato.

Merrni disa herë në ditë në telefon.

Duajini me vepra, por mos harroni fjalët, sepse ato janë po aq të rëndësishme.

Thuaj “Të dua” sa më shpesh të jetë e mundur.

Përqafoni. Qeshni më shpesh. Bej nje foto. Një ditë do të pendohesh pse nuk keni foto të përbashkëta.

Kaloni më shumë kohë së bashku edhe nëse keni zënka. Hidhërimi do të kaloj. Për sa kohë që jeni bashkë, gjithçka do të kalojë.

Kur të dashurit tuaj largohen asnjë lule nuk do të bëjë ndryshimin më.

.

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here