Nuk kanë thënë kot nuk ka si gratë shqiptare! Në këtë zonë të Shqipërisë e bëjnë rakinë më të mirë se burrat

Në shtëpitë boboshtare, fshatit të njohur për manat shekullore rakia e prodhuar prej tyre nuk mungon asnjëherë.

Rakia ime është Shqiptare • agroweb.org

Qerasja me raki mani është një prej traditave që tregon mikpritjen në fshatin e mbushur me pemët aq të njohura që identifikojnë Boboshticën.

Jo vetëm burrat por edhe gratë janë kthyer në mjeshtre të nxjerrjes së rakisë së manit që dallohet nga ngjyra e gjelbër e që sipas banorëve ka veti kurative të shumta. Në verë thuajse në çdo shtëpi kazanët e rakisë janë vënë në punë.

Eleni Kuro është një prej të moshuarave të fshatit që nxjerrjen e rakisë e bën prej vitesh ndërsa tregon se ky proces do një kujdes të veçantë

Jeta e banorëve është e lidhur ngushtë me manat të cilat kërkojnë fare pak kujdes prej tyre dhe në shkëmbim u ofrojnë shumë.

Janë të pakta fshatrat që ende e mbajnë gjallë prodhimin artizanal të rakisë së manit duke i dhënë një shije të patjetërsueshme.

Ndodh ne Shqiperi: Raki hashashi. Ja sa kushton litri – Gazeta Standard  Online

/RDA News