Një ngjarje e padëgjuar më parë, ka ndodhur në Meksikë, ku një kandidat për kryetar bashkie, është zënë pritë nga banorët e qytetit.

Sipas Daily Mail, Juan Camachio po kandidonte për postin e kryetarit të bashkisë në San Cristobal de las Casas.

Ai po realizonte fushatë më 16 maj, ku bashkë me kolegët e tij u morën për nëntë orë për arsye se ai nuk kishte realizuar premtimet e dhëna më parë.

Banorët e pyetën atë në lidhje me projektet e punëve publike që ai kishte premtuar në këmbim të votave që i dhanë atij një vend në vitin 2018, ku ai u zgjodh kryetar bashkie.

Banorët e akuzonin atë për premtimet që nuk arriti të realizonte, për mosasfaltim rrugësh dhe dështim në sigurimin e ujit të pijshëm dhe shkollimit të duhur për fëmijët.

Sipas raportimeve, donin 15,000 dollarë për lirimin e tij.

Në një regjistrim në video shihen disa burra që e marrin Camachion dhe e dërgojnë në një vend ku është një litar në të cilin do e varin atë.

Pasi ja vendosin litarin në qafë, duket sikur banorët bien dakord dhe e lirojnë atë.

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here