Babai i vajzës që u përdhunua nga te pakten 5 persona ne Mirdite, ka treguar se familja pas ngjarjes së rëndë ka pasur presione nga familjarët e të të arrestuarve.

Në emisionin ‘Me Zemër të Hapur’, babai i vajzës tha se ka edhe 3 persona të tjerë që janë përfshirë në këtë ngjarje, ndërsa shtoi se emrat e tyre i ka edhe policia. Ai tha se nga shkolla nuk kanë marrë asnjë sinjal, ndërsa bëri thirrje që shteti të bëjë drejtësi.

‘Jemi të tronditur, veç personave të arrestuar janë edhe të tjerë të cilët duhet të thirren nga policia. Janë edhe 3 të tjerë, policia i ka emrat, këta janë në gjendje të lire në fshat.

Kemi disa ditë që po na bëhet presion, shteti e di duhet të veproj. Shkolla nuk na ka pohuar asgjë, ka pasur psikologe shkolla, por ne nuk kemi pasur asnjë komunikim me të’, tha ai.

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here