“Nuk merrte dot frymë”, NY Times: Trump ka marrë oksigjen

0
24

This post has already been read 18 times!

SHBA

Presidenti amerikan Donald Trump kishte vështirësi në frymëmarrje të premten. Dy zyrtarë pranë Shtëpisë së Bardhë i thanë New York Times se Donald Trump kishte probleme me frymëmarrjen të premten dhe se niveli i tij i oksigjenit kishte rënë, duke i shtyrë mjekët t’i jepnin oksigjen shtesë kur ishte ende në Shtëpinë e Bardhë dhe më pas përfundimisht u vendos transportimi në Spitalin Ushtarak Walter Reed, ku ai mund të monitorohej dhe trajtohej më shpejt për ndonjë problem shëndetësor.

Gjatë konferencës mjeku i Presidentit Sean P. Conley, tha se Trump nuk po merrte oksigjen shtesë të shtunën, por në mënyrë të përsëritur nuk pranoi të thoshte nëse ai kishte qenë ndonjëherë në oksigjen.

“Parametrat e Presidentit Trump ishin “shumë shqetësuese” ditën e fundit dhe ai nuk është jashtë rrezikut” tha shefi i stafit i Shtëpisë së Bardhë të Shtunën, duke kundërshtuar pamjen rozë të pikturuar nga mjekët e presidentit në televizion vetëm disa minuta më parë.

Shefi i Stafit i Shtëpisë së Bardhë Mark Meadows tha se “organet jetësore të Presidentit gjatë 24 orëve të fundit ishin shumë shqetësuese dhe se 48 orët e ardhshme do të jenë kritike për sa i përket kujdesit ndaj tij”. Ai shtoi se “Nuk jemi ende në një rrugë të qartë drejt rimëkëmbjes së plotë“.

Mosha dhe pesha janë faktorë që e vënë Presidentin Donald Trump në një kategori më të rrezikuar nga COVID-19, por megjithatë ekspertët thonë se prognoza nuk mund të parashikohet lehtë.

Pas lajmit për përkeqësimin e shëndetit të tij, Presidenti i SHBA-së Donald Trump bëri një postim “sigurues” nga spitali “Walter Reed” ku ai po trajtohet pas infektimit me Covid-19. Trump së pari falënderon mjekët dhe stafin për kujdesin që ata ofrojnë dhe theksoi se ai ndihet mirë.

Source: New York Times

/RDA News

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here