Një mësuese 41 vjeçare nga Mirdita ka ndërruar jetë nga Covid-19.
Mësohet se Manjola Nikolli (Pepkolaj) ka qënë e shtruar prej disa ditësh në një nga spitalet e Covid-në kryeqytet por fatkeqësisht nuk arriti ta fitojë këtë betejë.
Ajo ka ndërruar jetë gjatë natës, ndërsa ishte nënë e dy fëmijëve, një vajze dhe një djali.
Situata me COVID në vendin tonë në 24 orët e fundit shënoi një bilanc më të ulët prej një muaji, ku shifrat e infektimeve dhe viktimave ishin tepër të larta. Në 24 orë e fundit janë shënuar 659 raste të reja dhe 4 humbje jete si pasojë e COVID-19.
.